Edhe sot mund të publikohen anketa për zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor

Maqedonia

Edhe sot mund të publikohen anketa për zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor

Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:08
KSHZ

Mediumet nga mesnata e sotme nuk do të mund të publikojnë rezultate të anketave të mendimit publik, lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.

Sipas afatit të KSHZ-së, rezultatet e anketave mund të publikohen më së voni deri pesë ditë para ditës së mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale.

Më 27 prill ka skaduar edhe afati për paraqitje të personave të sëmurë, të cilët të drejtën e votës do ta realizojnë një ditë para zgjedhjeve.

Ndërsa më së voni deri nesër KSHZ-ja do të duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor tek Komisionet Komunale Zgjedhore, të cilët më pas kanë 4 ditë afat për ta dorëzuar tek bordet zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat