Zaev: Falënderojmë Gjermaninë dhe Francën për njohjen dhe sakrificës që kanë bërë

Maqedonia

Zaev: Falënderojmë Gjermaninë dhe Francën për njohjen dhe sakrificës që kanë bërë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:32
Emanuel Macron, Zoran Zaev dhe Angela Merkel

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen, që siç thotë ai, e kanë treguar për Maqedoninë e Veriut në samitin joformal të Berlinit.

“Falënderoj miqtë tanë nga Gjermania dhe Franca që e njohin dhe theksojnë sakrificat që kemi bërë, si kontribut për stabilitetin ballkanik dhe evropian. Përgjegjësia dhe vendosmëria jonë nuk ndalen këtu, pasi ideja evropiane për bashkësi në dallime kërkon kujdes të vazhdueshëm për veten dhe për tjetrin”, ka shkruar Zaev.

Zaev së bashku me Bujar Osmanin dhe Nikolla Dimitrovin dje ka marrë pjesë në Samitin joformal të Berlinit, në të cilin është diskutuar për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç u raportua, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron, kanë lavdëruar Maqedoninë e Veriut për nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Kemi parë hapa të guximshëm për kontestin e emrit të Maqedonisë së Veriut. Kjo është dëshmi se mund të gjendet zgjidhje për kontestet afatgjate”, tha Merkel.

Ndërsa Macron ka thënë se Marrëveshja e Prespës është dëshmi se mund të gjenden zgjidhje për çështje që janë dukur të pamundura, kur ka vendosmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat