VMRO-DPMNE: Vota për Pendarovskin është votë për Zaevin dhe mënyrës së punës së tij kriminale

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Vota për Pendarovskin është votë për Zaevin dhe mënyrës së punës së tij kriminale

Më: 30 prill 2019 Në ora: 11:10
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Stevo Pendarovski është i njëjtë sikur Zoran Zaev. Vota për Pendarovskin është votë për Zaevin”.

“I gjithë opinioni i Maqedonisë e pa se si Zoran Zaev kërkon ryshfet për 1 euro për metër katror për legalizimin e vendit, punë që e obligueshme ta zbatojë me ligj, dhe jo të kërkojë ryshfet. Vet Zoran Zaev në të njëjtën video tregon se secili biznesmen i cili ka legalizuar vend ka paguar ryshfet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, punën kriminale nga Strumica, Zaev e barti në nivel të Republikës së Maqedonisë dhe se vota për Pendarovskin është votë për Zaevin dhe dhënie të legjitimitetit së punës së tij kriminale.

“Vota për Pendarovskin është votë për tre herë të amnistuarin Zoran Zaev. Vota për Pendarovskin është votë edhe për miratimin e krimit me ‘Global’ që vlen 8 milionë euro. Vota për Pendarovskin është votë për aferën ‘ryshfeti’ dhe miratim të gjithë ryshfetit të marrë nga Zaev”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se qytetarët duan ndryshime dhe se duan t’i vënë fund mënyrës kriminale të qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat