Xhaferi mohoi se po përgatitet për president të RMV-së, apeloi qytetarët të votojnë

Maqedonia

Xhaferi mohoi se po përgatitet për president të RMV-së, apeloi qytetarët të votojnë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:30
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Talat Xhaferi dje në emisionin  “Click Plus” ka hedhur poshtë pretendimet se po bëhet gati për president të RMV-së, me çka ka ftuar qytetarët që të dalin më 5 maj dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk.

“Jo nuk po bëhem gati për president”, tha Xhaferi, duke u përgjigjur në pyetjen se “a po bëhet gati për ta ushtruar postin e presidentit?”.

Xhaferi ka bërë thirrje që në rrethin e dytë të zgjedhjeve, 5 maj 2019, qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Qytetarët duhet të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e vetë, dhe është nevojë imediate, komfor përcaktimit të kandidatëve që dalin para qytetarëve, dhe qytetarët duhet të vendosin se për cilën kahe duhet të përcaktohen”, tha Xhaferi.

Ai ka folur edhe për praninë e tij në Dibër, kur u pa në disa fotografi me pjesëtarin e familjes Haradinaj, i cili në Dibër kishte ardhur që t’i japë mbështetje kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Hekuran Duka. Për këtë Xhaferi mohoi se është i përfshirë në fushatë, ndërkaq për takimin me Daut Haradinajt tha se ka qenë takim privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat