Rrëzohet nga një lartësi prej 3,5 metra, lëndohet rëndë punëtori nga Gradeci i Gostivarit

Maqedonia

Rrëzohet nga një lartësi prej 3,5 metra, lëndohet rëndë punëtori nga Gradeci i Gostivarit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:11
Puntor

Dyzet e katër vjeçari A.Sh. nga fshati Gradec i Gostivarit, dje (29-prill) rreth orës 08 e 25 minuta, duke kryer punë ndërtimore së bashku me dy persona tjerë në një objekt në rrugën “Vëllezrit Bllazhevski” në Gostivar, e ka humbur ekuilibrin dhe nga një lartësi mbi 3,5 metra, është rrëzuar në dyshemenë prej betoni.

Gjatë rrëzimit personi A.Sh. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, si rast urgjent është transferuar në klinikat e Shkupit.

Nga policia thonë se është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe se punohet në zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat