Siljanovska, optimiste për arritjen e censusit

Maqedonia

Siljanovska, optimiste për arritjen e censusit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:44
Gordana Siljanovska Davkova

Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit me përfaqësues të partisë “E majta” ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor po vjen fundi i politikanëve të cilët aktrojnë demokraci dhe reforma demokratike. Siljanovska tha se reforma nuk mund të bëjnë personat të cilët mbajnë edhe funksione shtetërore. Ajo tha se beson që më 5 maj do të arrihet cenzusi.

Shpresoj se do të arrihet cenzusi, por edhe shpresoj se duhet seriozisht të merren parasysh paralajmërimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ti vendoset edhe një fund pazareve etno-partiake, madje edhe në formën e cenzusit. Nëse në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë me rezultat më të mirë është e logjikshme që të zgjidhet njëri nga ata. Mendoj se cenzusi do të arrihet pasi të gjithë thonë se bojkoti është zgjidhje e keqe”-theksoi Gordana Siljanovska, kandidate për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat