Maqedonia do të merr pjesë në rinovimin e një shkolle në Pustec të Shqipërisë

Maqedonia

Maqedonia do të merr pjesë në rinovimin e një shkolle në Pustec të Shqipërisë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:31
Pusteci

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se do të marrë pjesë në rinovimin e shkollës së përbashkët fillore dhe të mesme, në Pustec të Shqipërisë, shkollë në të cilën mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën maqedonase.

Siç informojnë nga qeveria, marrëdhëniet miqësore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të përforcohen.

“Vendimi për rikonstruimin e shkollës është rezultati më i ri nga marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve. Vendimi është pjesë e përfundimeve të seancës së përbashkët të dy vendeve në Pogradec vitin e kaluar. Ky vendim është rezultat i aktivitetit të mëparshëm të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të obliguar për diasporë, Edmond Ademi në kuadër të iniciativës të Qeverisë së Shqipërisë për rindërtim të 33 shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri”, thonë nga qeveria.

Ata shtojnë se në këtë iniciativë është përfshirë edhe shkolla e mesme dhe fillore në Pustec, ku mësimi jepet në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

“Renovimi i shkollës në Pustec tashmë një periudhë më të gjatë ishte kërkesë e bashkësisë maqedonase, që jeton në Pustec, ndërsa realizimi i saj edhe njëherë i konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy shteteve, dhe konfirmon se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri janë urë për ndërtimin e marrëdhënieve të afërta”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat