Shkup, regjim i posaçëm për shkak të marshit sindikal

Maqedonia

Shkup, regjim i posaçëm për shkak të marshit sindikal

Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:51
Policia

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë për ditën e nesërme më 1 maj në Ditën ndërkombëtare të punës ka paralajmëruar marsh sindikal.

Reparti për siguri të komunikacionit të rrugëve pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit për zhvillimin pa pengesa të manifestimit dhe marshit.

MPB sot njoftoi se marshi është paraparë të fillojë para objektit të LSM-së në rrugën “Mirçe Acev” majtas në rrugn “Filip i Dytë i Maqedonisë” pastaj djathas nëpër rrugën “11 tetori” drejt për të kaluar nëpër rrugën “Dumitrie Çupovski” pastaj djathtas nëpër rrugën “Dimitrie Çupovski”, djathas nëpër rrugën “Vasil Gllavinov” drejt nëpër bulevardin “OBRM” dhe majtas nëpër bulevardin “Ilinden” deri para objektit të Qeverisë së RMV-së në Shkup.

Për këto arsye policia e trafikut do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit. MPB ju bën apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat