LSDM: Benzina ishte më e shtrenjtë në kohën e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

LSDM: Benzina ishte më e shtrenjtë në kohën e VMRO-DPMNE-së

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:05
LSDM

LSDM nëpërmjet një kumtese ka reaguar lidhur me akuzat e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE duke thënë se “gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së kishte çmimin rekord”.

“Qytetarët e mbajnë mend se pikërisht gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe regjimit të Nikolla Gruevskit qytetarët paguanin derivate më shtrenjtë që nga pavarësia e shtetit”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, viti 2012 do të mbahet mend si viti kur derivatet e naftës arritën çmimin më të madh kur qytetarët për një litër EUROSUPER paguanin 89 denarë.

“Në vend se ta gënjejë opinionin, VMRO-DPMNE duhet të dijë se çmimin e naftës nuk e cakton as LSDM as Qeveria, por se ajo rregullohet nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat