Kabineti i Merkelit: Marrëveshja e Prespës është shembull i mirë për zgjidhjen e kontesteve

Maqedonia

Kabineti i Merkelit: Marrëveshja e Prespës është shembull i mirë për zgjidhjen e kontesteve

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:36
Kabineti i Merkelit

Marrëveshja e nënshkruar në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për emrin përbën një shembull të shkëlqyer për zgjidhje të suksesshme të mosmarrëveshjeve, thuhet në njoftimin e kabinetit të Kancelares gjermane Angela Merkel kushtuar takimit të djeshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Në takimin e Berlinit, ku nikoqir ishin Merkel dhe Emanuel Macron, përfshin kryetarët ose kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

“Në takim u bisedua për perspektivën e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të së cilës krerët ranë dakord të forcojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një zonë ekonomike rajonale në përputhje me deklaratat e Samitit të Sofjes dhe konkluzionet e Samitit të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në vitin 2018!, thuhet në deklaratë.

Sipas Kabinetit të Merkelit, të gjithë pjesëmarrësit në takim konfirmuan angazhimin e tyre për bashkëpunim brenda kuadrit të të ashtuquajturës “Procesi i Berlinit”, elementet qendrore të së cilës janë lidhjet, bashkëpunimi ekonomik, tregtia e lirë, bashkëpunimi për sigurinë, shkëmbimet rinor dhe pajtimi.

Gjatë takimit, Kroacia njoftoi se gjatë presidencës së saj me BE-në më 2020, planifikon të organizojë një samit të ri për Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat