Zaev dha dorëheqje nga kryetari i Këshillit për reforma gjyqësore

Maqedonia

Zaev dha dorëheqje nga kryetari i Këshillit për reforma gjyqësore

Më: 1 maj 2019 Në ora: 10:12
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në tubimin e djeshëm në Kumanovë, në kuadër të fushatës presidenciale tha se nuk është më kryetar i Këshillit për reforma gjyqësore.

Këtë përgjigje e dha me sugjerimin e një qytetari i cili tha se një kryeministër nuk duhet të udhëheq një komision të tillë.

“Dhashë dorëheqje nga Këshilli për reforma gjyqësore, nuk jam atje kryetar. Patjetër e kisha që të jem në fillim, ndërsa tani në krye të këtij komisioni është Renata Deskoska”, tha Zaev para të pranishmëve.

Kryeministri Zaev në krye të Këshillit për reforma gjyqësore u emërua në mbledhjen e 57-të të Qeverisë kur Qeveria formoi Këshillin për ndjekjen dhe zbatimin e strategjisë në gjyqësi 2017-2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat