Përpunohet logoja e re turistike për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Përpunohet logoja e re turistike për Maqedoninë e Veriut

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:14
Vendi turistik në Maqedonin e Veriut kanjoni i Matkës

“I need North Macedonia” apo “Më duhet Maqedonia e Veriut”, kështu përafërsisht do të tingëllojë emri i ri i logos së re turistike për vendin, që pritet të jetë gati deri në fund të këtij viti dhe që do të përdoret për fushatat e reja promovuese.

Siç njoftojnë nga Agjencia për mbështetjen dhe promovimin e turizmit, broshurat e deritashme që shteti i paraqite në panairet turistike tashmë shkojnë në histori, gjegjësit rreth 30.000 s’do të hidhen, por do të përdoren për përdorim të brendshëm.

“Ne që nga gjysma e dytë përkatësisht që nga panairi në Londër filluam me ribrendimin e heshtur sepse është proces i gjatë ku duhet të punohet. Përgatiten broshura të reja, material i ri promovues dhe spote të reja. ne jemi agjenci qeveritare dhe i ndjekim drejtim e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe natyrisht përfaqësohemi me emrin e ri”, tha Ljupço Janevski, drejtori i Agjencisë për mbështetjen dhe promovimin e turizmit.

Hotelierët thonë se ribrendimi do të thotë shpenzim shtesë, por megjithatë presim përfitim shtesë pas kësaj. Pavarësisht nga emri, janë të sigurt se nuk do të kenë problem t’u shpjegojnë partnerëve të tyre jashtë vendit për destiminin për shkak se edhe më tej vazhdojë ta shesin si Maqedonia. Edhe nga Agjencia janë të bindur se fushata turistike do të sjell freskim dhe përparim të madh.

Për momentin në 13 shtet ka fushatë për Maqedoninë e Veriut si destinacion turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat