Stoilkovski: Pendarovski ikën nga ballafaqimet me qytetarët

Maqedonia

Stoilkovski: Pendarovski ikën nga ballafaqimet me qytetarët

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:39
Naum Stoikovski

Naum Stoikovski nga OBRM-PDUKM nëpërmjet një konference për shtyp tha se “Stevo Pendarovski dëshiron të bëhet kryetar shteti, dhe ikën nga ballafaqimet në televizion me qytetarët, ikën nga pyetjet e opozitës, ikën nga publiku”.

“Ai dëshiron të jetë kryetar i cili paraqitet në tribuna, me pyetje të porositura, dhe nëse ndonjë tjetër ka mundësi për pyetje të vërtetë, ia hekë mikrofonin”, tha Stoilkovski.

Ai kërkoi nga Pendarovski të përgjigjet pse nuk e ka dënuar dhe nuk është tërhequr nga privatizimi dhe cili ka qenë roli i tij si Shef i analitikes gjatë ngjarjeve të Gostivarit në vitin 1997.

Stoikovski pyeti se pse si kryetar i KShZ-së, Pendarovski ka legjitimuar zgjedhjet më kriminale në historinë e Maqedonisë, kur ka refuzuar ankesa ku ka pasur raste të dokumentuara të dhunës, incidente të armatosura, kallashë në zyrat e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat