BDI: Në rrethin e dytë do të sigurojmë 80 mijë vota

Maqedonia

BDI: Në rrethin e dytë do të sigurojmë 80 mijë vota

Më: 1 maj 2019 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Në prag të rrethit të dytë për zgjedhjet presidenciale, BDI-ja pretendon se kandidatit të pushtetit do t’ia sigurojë 80 mijë vota. Shefi i shtabit zgjedhor i partisë së Ahmetit, Izet Mexhiti tha se rreth 25 mijë votues të BDI-së, në rrethin e parë votuan për Rekën duke e pasur të vështirë të votojnë kandidat maqedonas duke pasur në listë kandidat shqiptar.

Në rrethin e parë rreth 50 mijë vota shkuan në konto të Pendoravskit, rreth 25 mijë shkuan në konto të Rekës, një pjesë dërmuese vendosën të rrinë në shtëpi d.m.th. duhet kohë që qytetarët ta kuptojnë më mirë konceptin për kocensualitet, por ata vota nuk janë të Rekës, pra e votuan atë sepse shqiptarët nuk janë mësuar që në rrethin e parë të votojnë për kandidat maqedonas, kjo ishte rrethana rënduese por ata janë votues të BDI-së dhe në rrethin e dytë pa asnjë dilemë do dinë nga të orientohen dhe do të shkojnë në konto të Pendraovskit”- theksoi Izet Mexhiti , BDI

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se votat për Blerim Rekën kanë qenë vota të pastra opozitare. Ndërkaq për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, presin që të vendosin të enjten në kuvendin qendrorë të partisë.

Zyrtarët e BDI-së kanë problem me numrat e vetë dhe nuk kanë pse merren me votat e Blerim Rekës, ata vazhdimisht gënjejnë. Njëherë na thanë se Blerim Rekën e paskan votuar 10.000 vota maqedonase, dhe tani thonë se paskan marr përafërsisht 25.000 vota të BDI-së. Kjo ndodh nga paniku i BDI-së, se nuk mund t’i numërojnë votuesit e tyre, sa i kanë dhe ku i kanë. Nuk është aspak e vërtetë se 20.000-25.000 votat e Blerim Rekës kanë qenë të BDI-së, por kanë qenë vota opozitare, shqiptarë që kanë votuar kundër konceptit të kandidatit konsensual të Qeverisë”- theksuan nga  Aleanca për Shqiptarët

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa mori rreth 80 mijë vota, Gordana Siljanovska 319 mijë ndërsa Stevo Pendarovski ka një avantazh të lehtë prej 4 mijë votash, duke grumbulluar 323 mijë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat