A do të arrihet pragu zgjedhor të dielën?

Maqedonia

A do të arrihet pragu zgjedhor të dielën?

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:00
Zgjedhjet

Të dy kandidatët për kryetar të shtetit bëjnë apel që të dielën sa më shumë të dilet për votime.

Kandidati i cili vjen nga pushteti, Stevo Pendarovski bëri thirrje për dalje masovike me qëllim që të parandalohet ndalimi i reformave dhe integrimi i shtetit në organizatat ndërkombëtare.

Kundër bojkotimit është edhe opozita maqedonase dhe kandidatja e tyre, Gordana Siljanovska Dakova. Tema kryesore në tubimet e saja është rëndësia e votimit më 5 maj.

Nga Bashkimi Demokratik presin që pragu zgjedhor të arrihet dhe ju bëri thirrje qytetarëve të dielën të dalin në vendvotime dhe se bojkoti shkon vetëm në favor të opozitës maqedonase.

“Bojkoti sjell krizë presidenciale dhe kuvendare. Bojkoti rrezikon NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Bojkoti nuk do të mundësojë kryetar të përkohshëm, as do të dënojë ndonjë parti, por do të nxisë zgjedhje. Qëndrimi në shtëpi kërcënon anëtarësimin në NATO, datën e fillimit të bisedimeve me BE-në, kërcënon miqësinë me Washingtonin dhe Brukselin, dhe përfundimisht e kërcënon barazinë gjuhësore dhe marrëveshjen e Ohrit”, thotë Mexhiti.

Për të pasur cikël të suksesshëm zgjedhor të dielën duhet të dalin 40% e votuesve në Listën Zgjedhore, përkatësisht 723.253 votues. Në rrethin e parë jehona e votuesve sipas KShZ-së ishte 41.8%.

Nëse nuk arrihet pragu zgjedhor janë të mundshme dy skenarë edhe atë caktimi i zgjedhjeve të reja siç parasheh Kushtetuta apo ndryshime të reja kushtetuese dhe zgjedhja e kryetarit të shtetit në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat