CIVIL: Pa të drejtat e punëtorëve, nuk ka të drejta dhe liri të njeriut

Maqedonia

CIVIL: Pa të drejtat e punëtorëve, nuk ka të drejta dhe liri të njeriut

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:04
CIVIL

CIVIL – Qendra për Liri ua uron 1 Majin të gjithë punëtoreve dhe punëtorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në botë, dhe u bën thirrje për solidaritet dhe luftë për të drejtat e punëtorëve.

“Gjendja e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtat sociale, shkalla e varfërisë, mosfunksionimi i sindikatave të cilat duhet t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, pasigurinë, kushtet për punë, mbrojtjen në vendin e punës, shëndetësinë, arsimin dhe mundësitë për kualifikim ose rikualifikim – janë vetëm një pjesë e të gjitha vështirësive me të cilat përballet njeriu punëtor, si në vendin tonë, ashtu edhe në më tepër vende në botë” thonë nga CIVIL.

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, ato  kërkojmë nga sindikatat, organizatat qytetare, partitë politike dhe të gjithë që deklarohen se luftojnë për drejtësi sociale dhe të drejtat e punëtorëve, nga sot e tutje këtë ta bëjnë me të vërtetë dhe me sinqeritet, ose të ndalen me gënjeshtrat dhe oportunizmin. Biznes komuniteti në vendin duhet të merr përgjegjësi dhe t’i respektojë të drejtat e punëtorit. Emigrimi, thonë nga CIVIL që mori hov të madh gjatë dekadës së fundit është pasojë pikërisht nga padrejtësitë sociale dhe nga shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, në të cilat janë edhe të drejtat e punëtorëve.

“Në vend ku punëtori e ul kokën para padrejtësisë, që ta ruajë vendin e punës, kot protestohet një ditë në vit. Edhe atëherë, varësisht nga përkatësia politike, numri i vogël i njerëzve që marshojnë në protestë për të drejtat e punëtorëve, e shprehin protestën e tyre ndaras, dhe me artikulim jo të qartë, që është pasojë e ndikimit politik dhe të qarqeve të biznesit në organizimin punëtor. Në vend në të cilin organizatat sindikale, organizatat për të drejtat punëtore dhe të njeriut, nuk janë të bashkuar në qëllimin e tyre fillestar, dhe protestojnë një herë në vit, dhe gjithsesi secili për vete, kot flitet për këto të drejta”, kumtojnë nga CIVIL.

Ata shtojë se pa të drejtat e punëtorëve, nuk ka të drejta dhe liri të njeriut

“CIVILI vite me radhë punon me vrull mbi temat lidhur me drejtësinë sociale dhe të drejtat e punëtorëve. Për fat të keq, informatat nga terreni tregojnë për gjendjen e keqe të të drejtave të punëtorëve, edhe përskaj premtimeve të mëdha të pushtetit. Punëtorët në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mes punëtorëve me pagesë më të dobët në Evropë. Ata shpesh nuk pranojnë as mbrojtje minimale sociale, shëndetësore dhe juridike. Një pjesë e punëtorëve punojnë në kushte shumë të vështira, shpesh pa mjete themelore për mbrojtje në vendin e punës. Mobingu ende vazhdon të jetë i pranishëm, ndërsa mbrojtja ligjore nga mobingu ende nuk duket qartë”.

“Gratë punëtore trajtohen edhe më keq, shpesh janë të përulura dhe të diskriminuara në bazë të përkatësisë gjinore, ndërsa të shpeshta janë rastet të abuzimit seksual, për të cilin ende nuk marrin guximin të shprehen publikisht. Nënat e vetme janë në gjendje edhe më të vështirë. Në disa kompani rrogat ende paguhen në dorë, ndërsa disa të punësuarve u kërkohet pjesa e rrogës nga llogaria, të kthehet në kesh”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat