Piknik në Liqenin e Treskës, këtë vit ka më pak njerëz

Maqedonia

Piknik në Liqenin e Treskës, këtë vit ka më pak njerëz

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:50
Treska

Familje, shokë dhe shoqe, fëmijë të vegjël ishin mbledhur sot në Saraj në liqenin e Treskës për të shënuar ditën e 1 Majit. Dikush bënte zgarë, dikush kafe e më të rinjtë luanin lojëra të ndryshme. Kështu ishte atmosfera sot në liqenin e Treskës. Qytetarët që e kanë traditë të vizitojnë këtë vend për 1 Maj thanë që në krahasim me vitet e kaluara këtë vit ka më pak njerëz. Edhe punonjësit e restoranteve e thoshin të njëjtën.

“Kemi ardhur vetëm të shëtisim, jo kemi ardhur vetëm për ta humbur kohën sepse askush nuk punon. Nuk kam qenë asnjëherë këtu është hera e parë. Bukur ka qenë në kohën e komunizmit tash shihet papastërtia, e pa rregulluar ndërsa si vend është shumë i bukur”, tha një qytetar.

“Kemi ardhur të festojmë 1 Maj edhe pse të gjithë pa punë jemi por nuk ka lidhje ne festojmë, ne jemi i vetmi popull që festojmë 1 Maj edhe pse nuk punojmë. Ka më pak njerëz, e mbaj mend kur isha i vogël kishte më shumë njerëz”, tha një tjetër qytetar.

“Kemi ardhur me shëtit me familjen jemi bashkë krejt. Nuk festojmë asnjë gjë veç kemi dal. Sot është 1 Maj-Dita e punëtoreve”, shtoi një qytetar tjetër.

“Të bëjmë rekreacion, sot është dita e punës 1 Maji. Liqeni Treskës është i mrekullueshëm dhe mendoj se është pjesa më e bukur e Shkupit. Është mrekulli dhe i ftoj të gjithë të vijnë të vizitojnë këtë vend”, potencoi një qytetar.

“ Për 1 Maj kem ardhur të pushojmë pak. 1 Maj është dita e punëtorëve. Ka më pak njerëz, kriza I ka fajet dhe shumica nuk kanë. Këtu kishte plotë njerëz, ky restorant këtu afër ka punuar tash është prishur”, theksoi një qytetar tjetër.

“Është bukur dhe më gëzon fakti që ka filluar të marrë jetë liqeni. Ne mbajmë mend 25 vite më përpara ndoshta edhe më shumë më fëmijët vinin këtu dhe kujtimet na vijnë në mend. Vetëm duhet të mirëmbahet edhe nga ne por edhe nga organet kompetente”, u shpreh një qytetare.

1 maji, dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat