Pendarovski thotë se ka qenë kundër konfliktit të 2001-shit dhe se ka kërkuar të ndalet lufta

Maqedonia

Pendarovski thotë se ka qenë kundër konfliktit të 2001-shit dhe se ka kërkuar të ndalet lufta

Më: 1 maj 2019 Në ora: 22:50
Pendarovski

I pyetur në lidhje me periudhën e konfliktit të armatosur të vitit 2001, kur Pendarovski ishte zëdhënës i MPB-së si dhe këshilltarë i Presidentit, ai për T7 tha se gjithmonë kanë qenë kundër luftës dhe ka dhënë maksimumin që të ndërpresë atë konflikt.

“Unë kam qenë këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Boris Trajkovski, i cili e ka zbatuar atë marrëveshje. Unë i kam qëndruar besnik këtij koncepti për gati dy dekada, pra për përfshirjen e të gjitha grupeve etnike në shtet për ta pasur kreativitetin, potencialin dhe energjinë e tyre për të mirën e të gjithëve. Unë jam profesor në një universitet privat dhe asnjëherë nuk kam bërë dallime në bazë të përkatësisë etnike, madje as në jetën private. Sidoqoftë, unë njoh shumë njerëz, përfshirë udhëheqësinë e tanishme të partisë kryesore opozitare dhe kandidaten për presidente, të cilët kanë qëndrim të kundërt”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat