Shkup, do të mbahet samit i zonave të lira ekonomike evropiane

Maqedonia

Shkup, do të mbahet samit i zonave të lira ekonomike evropiane

Më: 2 maj 2019 Në ora: 09:36
Zona Ekonomike Shkup

Mbi 350 përfaqësues nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në Samitin e zonave të lira ekonomike evropiane, që në organizim të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-Industriale (ZZHTI) do të mbahet që sot deri më 4 maj në Shkup.

Samiti organizohet në bashkëpunim me Organizatën e zonave të lira botërore.

Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Aleksandar Mlladenovski para ca kohësh në brifing duke e paralajmëruar Samitin theksoi se në të do të marrin pjesë përfaqësues nga pothuajse e mbarë bota, nga Kolumbia deri në Kazakistan, Evropë dhe kontinente të tjera.

Ndihma shtetërore dhe tregtia ilegale në zona do të jenë ndër temat e Samitit, ndërsa do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim me zonat ekonomike botërore.

Për sot është paralajmëruar hapje e Samitit në orët e pasdites, ndërsa më 4 maj është paraparë vizitë në zonën e lirë ekonomike në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat