20 aksidente për dy ditë në Shkup, tre persona rëndë të lënduar

Maqedonia

20 aksidente për dy ditë në Shkup, tre persona rëndë të lënduar

Më: 2 maj 2019 Në ora: 09:39
Aksident

Gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 20 aksidente, në të cilat 3 persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 17 persona tjerë janë lënduar më lehtë.

Siç njoftojnë nga policia, nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shofer të cilët kanë qenë pa leje për vozitje dhe dy fillestar, ndërsa janë larguar edhe 20 makina të paregjistruara.

Policia ka gjobitur edhe dy këmbësor të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor, si dhe 9 shoferë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Me makinën speciale “merimanga” janë larguar 25 makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat