Qeveria ka diskutuar për zvogëlimin e kohës për transformimin e marrëveshjes në afat të pacaktuar

Maqedonia

Qeveria ka diskutuar për zvogëlimin e kohës për transformimin e marrëveshjes në afat të pacaktuar

Më: 2 maj 2019 Në ora: 10:13
Qeveria e RMV

Zvogëlim të kohës për transformim të marrëveshjes me afat të caktuar në marrëveshje me afat të pacaktuar, është njëra ndër pikat që është diskutuar në seancën e djeshme Këshillit Socio-Ekonomik të Qeverisë. Këtë e ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se kjo çështje është shqyrtuar në kuadër të përgatitjes së ligjit të ri për marrëdhënie pune dhe se gjatë miratimit të zgjidhjes përkatëse do t’i ketë parasysh edhe kërkesat e punëdhënësve.

Ai tha se kanë diskutuar edhe për rritjen e pagës minimale, e cila si Qeveri majtiste e ka rritur në 12.000 denarë,gjegjësisht siç tha ai, nga rritja e rrogës minimale kanë fituar rreth 90.000 punëtorë, a shteti u ka paguar kompanive 77 milionë denarë subvencione.

“Mendoj seriozisht edhe për rritje të re të pagës minimale gjatë këtij viti. Në rrjedhë janë konsultimet me të gjitha palët e përfshira që ta gjejmë modelin më përkatës. Besojmë se majin dhe qershorin do t’i shfrytëzojmë që ta rrisim pagën minimale në 13.000 denarë”, thotë Zaev.

Në pyetje gazetareske se kur do ta plotësojë premtimin që paga minimale të jetë 16.000 denarë, ndërkaq ajo mestarë 30.000 denarë, kur deri në fund të vitit ka edhe 1.5 vjet, ndërkaq një pjesë e punëdhënësve reagojnë se edhe këtë pagë minimale prej 12.000 denarëve nuk munden ta paguajnë, ai tha se në dhjetë muajt e ardhshëm do të ketë ndryshime në ekonomi, para se gjithash për shkak të proceseve euro-integruese.

“Tani paga minimale është 12.507 denarë. Për momentin është hapur dialog thelbësor. Nuk duam të humbin kompanitë, të cilat duhet të jenë të qëndrueshme dhe të punojnë. Shteti do të bëjë hap me mjetet e saja, para se gjithash me buxhetin likuid, kompanitë të realizojnë plasman të ri dhe tregje të reja, punëtorët ta rrisin produktivitetin dhe të jemi më konkurrues. Besoj se do t’i realizojmë këto qëllime, të cilat nënkuptojmë edhe jetë më kualitative. Nuk është e paarritshme që të paga minimale të jetë 16.000 denarë, ndëkraq ajo mestarë 30.000 denarë”, tha Zaev.

Ai tha se në seancë i kanë dëgjuar kërkesat e të gjitha palëve dhe kanë marrë për obligim që edhe më tej nëpërmjet konsultimeve të përbashkëta me sindikatat dhe punëdhënësit të miratojnë vendime të cilat do të jenë në interes të punëtorëve dhe për zhvillimin e sektorit privat.

Në pyetjen nëse të punësuarit në ndërmarrje të familjes Zaev janë të organizuar në aspektin sindikal, ai tha se njeh disa njerëz të ndërmarrjeve të familjes së tij që janë liderë sindikal dhe se në ndërmarrjet më të mëdha janë të organizuar në aspektin sindikal. Ai i ka ftuar të gjithë të punësuarit të organizohen në aspektin sindikal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat