Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës është shumë problematike për Greqinë

Maqedonia

Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës është shumë problematike për Greqinë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 10:30
Kyriakos Mitsotakis

Kryetari i partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis, në intervistë për gazetën belge “Le Soar” thotë se nëse partia e tij hyn në pushtet në Greqi do të luftojë për “zbutjen” e pasojave nga marrëveshja e Prespës.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare thotë se marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është shumë problematike për shkak se mes tjerash kjo marrëveshja pranon gjuhën dhe kombësinë maqedonase.

“Me këtë ushqehet nacionalizmi dhe irredentizmit në rajonin e ndjeshëm të Ballkanit”, thotë Mitsotakis në intervistë.

Ai shtoi se për Greqinë kjo marrëveshje është e dëmshme kjo marrëveshje ndërsa shumica e popullit grek janë kundër kësaj marrëveshje.

“Do të luftojmë që t’i zbusim pasojat qa janë negative nga kjo marrëveshje dhe ta mbrojmë shtetin tonë nga rreziqet që i sjell kjo marrëveshje. Për këtë arsye nuk do të heqim dorë nga e drejta jonë e vetos në Bashkimin Evropian”, thotë Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat