Pa energji elektrike sot, pjesë të komunave të Qendrës dhe Ilindenit

Maqedonia

Pa energji elektrike sot, pjesë të komunave të Qendrës dhe Ilindenit

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:00
Pa energji elektrike

Pa energji elektrike sot, pjesë të komunave të Qendrës dhe Ilindenit do të mbeten, për shkak të përfshirjes së planifikuar teknike në sistemin elektrik, informon "EVN".

Përdoruesit nga fshati Kadino, rreth tregut "Debi" dhe në pjesën e rrugës "11", do të mbeten pa energji elektrike në kohë prej orës 8.15 deri në orën 15.30.

Në periudhën prej orës 8.30 deri në orën 13, kioskat dhe objektet tjera në bulevardin "Koço Racin" përballë Pistës Olimpike në Komunën e Qendrës do të jenë pa energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat