Papa në RMV: Qeveria rekomandoi qytetarët të nisen për punë 30 minuta më herët

Maqedonia

Papa në RMV: Qeveria rekomandoi qytetarët të nisen për punë 30 minuta më herët

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:56
Shkupi

Në lidhje me vizitën e Papa Franciskos më 7 maj 2019 në Shkup, sot nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kanë rekomanduar përdorim të transportit publik i cili është falas atë ditë dhe nisje për në punë 30 minuta më herët se sa orari i zakonshëm i nisjes.

Këmbësoret do të jenë të papenguar në qarkullim, megjithëse rekomandohet që me vete të bartin letërnjoftim ose dokument tjetër të identifikimit.

“Nëse duan t’i shfrytëzojnë veturat, duhet që ata ti largojnë nga hapësira ku do të zhvillohet mesha. Apelojmë që të përdoret transporti publik, i cili atë ditë do të jetë falas. Këmbësoret do të jenë të papenguar, pa pavarësisht se a do të shkojnë në Meshë ose jo. Është  nevojshme të kenë letërnjoftim, por është mirë që për në punë të nisen 30 minuta para kohe”, tha zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Mile Boshnjakovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat