Fëmijët e pavaksinuar në Maqedoni, nuk do të mund të regjistrohen në klasën e parë

Maqedonia

Fëmijët e pavaksinuar në Maqedoni, nuk do të mund të regjistrohen në klasën e parë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:19
Vaksina

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp tha se nuk do të tërhiqen masat e sjellura pas shpalljes së epidemisë së fruthit, duke theksuar se në vitin e ri shkollor nuk do të regjistrohen filloristë të cilët nuk janë të vaksinuar.

“Vaksinimi është i obliguar. Në klasën e parë nuk do të mund të regjistrohen fëmijët që nuk janë të vaksinuar. Ligji për arsim fillor, neni 46, paragrafi 2 është i qartë”, tha Boshnjakovski.

Boshnjakovski kujtoi se për shkak të gjendjes me fruthin, qeveria ka shpallur epidemi në territorin e gjithë shtetit.

Ai shtoi se vaksinimi në terren nga Ministria e Shëndetësisë bëhet sipas planit dhe se ka koordinim me Ministrinë e Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat