Gripi sezonal, numri të sëmurëve ka shënuar rënie

Maqedonia

Gripi sezonal, numri të sëmurëve ka shënuar rënie

Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:01
Gripi

Raporti i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) i publikuar sot, tregon se deri më 28 prill janë paraqitur edhe 56 raste reja të sëmurë nga gripi sezonal.

Krahasuar me javën para kësaj, deri më 24 prill, numri i të prekurve me grip ka shënuar ulje për 54.5 për qind. Numri i rasteve është ulur edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 17.6 për qind.

Më së shumti janë sëmurë nga gripi individë të moshës prej 15 deri 64-vjeçare, ndërkaq numri më i madh i të sëmurëve janë të rajonit të Gostivarit, kurse më i vogël në Negotinë.

Në raport gjithashtu thuhet se nuk është evidentuar rast me pasoja vdekje nga implikimet e gripit.

Gjatë sezonës 2018/2019 janë regjistruar 21.321 raste të sëmurë nga gripi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat