95 paraqitje nga gjykatësit për gjashtë vende në Gjykatën e Apelit në Shkup

Maqedonia

95 paraqitje nga gjykatësit për gjashtë vende në Gjykatën e Apelit në Shkup

Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:31
Gjykata e Apelit

Gjithsej 95 paraqitje nga gjykatësit kanë arritur për gjashtë vendet e zbrazura në Gjykatën e Apelit.

Numri më i madh i paraqitjeve kanë ardhur nga Gjykata Penale e Shkupit dhe Gjykata Civile. Disa gjykatës knë konkurruar në disa departamente në Gjykatën e Apelit.

Në muajin shkurt, Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për tre gjykatës penal, dy në departamentin civil dhe një për konteste tregtare.

Gjykatësit e Gjykatës së Apelit për A1on thonë se gjendja është në këshillat penalë, ku gjykojnë pesë gjykatës është alarmante dhe sipas nevojës, gjykatës të departamenteve tjera transferohen atje vetë për të vazhduar gjykimet.

Mësohet se në mesin e kandidatëve që kanë konkurruar në Gjykatën e Apelit janë edhe disa gjykatës të cilët për momentin udhëheqin lëndë të Prokurorisë Speciale. Kjo do të thotë se nëse ata emërohen, lëndët e PSP-së do të duhet të nisin nga fillimi.

Kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev, tha se pret deri në fund të pushimeve verore do të bëjnë përzgjedhjen e gjykatësve të rinj të Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat