“Megjashi”: Asnjë fëmijë nuk duhet të përjashtohet nga procesi arsimor

Maqedonia

“Megjashi”: Asnjë fëmijë nuk duhet të përjashtohet nga procesi arsimor

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:07
“Megjashi”

Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” pas vendimit qeveritar se nuk do të pranohet asnjë fëmijë që nuk ka marrë MRP vaksinën tha se asnjë fëmijët nuk duhet të përjashtohet nga procesin arsimor, pa dallim të gjendjes shëndetësore apo statusit vaksinar.

Nga “Megjashi” thonë se janë të vetëdijshëm për gjendjen në shtet dhe se duhet të ndërmerret masa që të mbrohet popullata dhe se të njëjtën e mbështesin, por shteti duhet të gjejë forma dhe mekanizma të duhura ku sigurohet kujdesi dhe arsimi i gjithë fëmijëve.

“Rekomandojmë se prindërit duhet të informohen për rëndësinë e imunizimit, por edhe për të gjitha efektet pozitive dhe negative, si dhe informacione për cilësinë dhe sigurinë e vaksinave. Shteti duhet të ndërmarrë përgjegjësi nëse ka reagove negative ndaj shëndetit të shtetit si rezultat i vaksinimit, njëherit të garantohet cilësia që nuk do të ketë afera të ndryshme (p.sh vaksina me afat të kaluar apo cilësi e dyshuar). Konfuzion shtesë te prindërit rreth rëndësisë apo rrezikshmërisë nga imunizimi krijon edhe qëndrim jo të saktë mes pediatërve dhe punëtorët shëndetësorë”, thonë nga “Megjashi” duke bërë thirrje që qëndrimet të harmonizohen nga mjekët dhe punëtorët shëndetësorë që të merret parasysh qëndrimi i prindërve.

“Megjashi” thotë në vend të kontrollit rutinor të vaksinimit te fëmijët, duke të ketë kontroll ku do të përfshihet të gjithë pa dallim të statusit social, ekonomik dhe arsimor të prindërve.

Në fund nga “Megjashi” shtojnë se duhet të gjendet një zgjidhje e përbashkët që do të sigurojë interesin më të mirë të fëmijës dhe se Maqedonia ka ratifikuar konventën e të drejtave të fëmijës dhe ka detyrime të njëjtë ta ketë në të gjitha vendim që merren në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat