Studeniçan: Gruaja e ka vrarë burrin me sëpatë

Maqedonia

Studeniçan: Gruaja e ka vrarë burrin me sëpatë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:26

Prokuroria Themelore Shkup miratoi urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi, i dyshuar se ka kryer vepër penale ”Vrasje nga neni 123, paragrafi 2 pika 2 e Kodit Penal”.

E dyshuara 50-vjeçare, banore e Studeniçanit, gjatë kryerjes së dhunës familjare, dje në oborrin e shtëpisë familjare me paramendim e ka privuar nga jeta bashkëshortin e saj.  Deri sa ai ka qenë në oborrin e shtëpisë, e dyshuara e ka marrë sëpatën dhe e ka goditur atë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik se e dyshuara mund të ikë dhe ta pengojë procedurën penale me ndikim ndaj dëshmitarëve, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar edhe Propozim për përcaktimin e masës paraburgim për personin e dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat