LSDM: Komisioni për Antikorrupsion të hetojë për hidrocentralet ku ka pjesë edhe Mickoski

Maqedonia

LSDM: Komisioni për Antikorrupsion të hetojë për hidrocentralet ku ka pjesë edhe Mickoski

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:40
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM kërkojnë nga Komisioni për parandalim të korrupsionit që të hetojnë për hidrocentrale në të cilën ka pjesë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Kjo pas meje është hidrocentrali në të cilën kanë pjesë Hristijan Mickoski dhe anëtari i Komiteti Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, krahu i djathë i Mile Janakieskit, Dimitar Dimovski”, thonë nga LSDM.

Nga atje gjithashtu thonë se Hristijan Mickoski është njëri nga pronarët e kompanisë “Energotek SHKA Shkup, e themeluar në maj të vitit 2014.

“Kjo kompani së bashku me kompaninë “Minka DA” themeloi konsorciumin “Minka-Energotek” SHKA Shkup, e cili merr nga koncesionet e Qeverisë për përdorimin e ujit për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Bregallnica dhe në lumin Klepalska. Kjo qytetarë të respektuar mund të shihet qartë në vendim, të botuar në Gazetën Zyrtare”, akuzojnë nga LSDM.

Nga LSDM kërkojnë nga Komisioni për Antikorrupsion që të procedojnë për këtë dhe të hetojnë këtë dyshim për konflikt të interesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat