Zaev-Mayer: Reformat kanë mbështetje të fortë nga Gjermania

Maqedonia

Zaev-Mayer: Reformat kanë mbështetje të fortë nga Gjermania

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:36
Zoran Zaev, Stefan Mayer

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Stefan Mayer, i cili u shoqërua nga ambasadori gjerman në Maqedoninë e Veriut, Thomas Gerberich.

Kryeministri në takim përcjelli përshtypjet nga takimi i fundit me Kancelaren Angela Merkel në Berlin në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor edhe një herë theksoi mirënjohjen për mbështetjen që vendi ynë merr nga Gjermania dhe personalisht nga Merkel. Marrëdhëniet e ngushta miqësore midis dy vendeve është pasqyruar në shumë fusha, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe bashkëpunim në çështjet e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së veriut, duke përfshirë edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi në fushën e sigurisë”, deklarojnë nga shërbimi i shtypit të Qeverisë.

Ndërsa Stefan Mayer theksoi mirënjohjen e vendit të tij për bashkëpunimin jashtëzakonisht të rëndësishëm të të dy vendeve lidhur me sigurinë dhe iniciativat e përbashkëta në menaxhimin e krizës së refugjatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat