Kërkesat e Zaevit s'kanë të ndalur, saqë kanë eliminuar kërkesat elementare të shqiptarëve

Maqedonia

Kërkesat e Zaevit s'kanë të ndalur, saqë kanë eliminuar kërkesat elementare të shqiptarëve

Nga: D. B. Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:42
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për “Bota sot” se përsëri gjatë zgjedhjeve, popullata shqiptare ia dha Zaevit komunën shqiptare të Haraqinës.

Sipas tij, gjatë zgjedhjeve Parlamentare ai kërkoi vota nga shqiptarët, dhe ata aprovuan kërkesat e Zaevit, dhe jo vetëm që i dhanë 70 mijë vota, por gishtat e deputeteve shqiptarë duke eliminuar Gruevskin, Zaevit ia dhanë pushtetin dhe e bënë Kryeministër.

“A s'është mjaft për Zaevin e LSDM-në me kërkesat e bëra ndaj shqiptarëve, në vend që shqiptarët ta bombardojnë Kryeministrin e Maqedonisë me kërkesa, bëhet e kundërta, ai kërko shqiptarët jep. Kërkesat e Zaevit s'kanë të sosur saqë kanë eliminuar kërkesat elementare të shqiptarëve. Kërkoi gishtat e deputetëve shqiptarë për Marrëveshjen me Greqinë për ndërrimin e emrit në Maqedoni Veriore, deputetët e partive shqiptare gishtat ia dhanë, më tutje, përsëri kërkoi gishtat e deputetëve shqiptarë për ndryshimin e kushtetutës, deputetët shqiptar shkuan sipas dëshirës së LSDM-së të Zaevit. E keqja e të këqijave është se në Ohër disa shqiptarë valëvitën flamurin tonë kombëtar, ata dënohen e burgosen nga policia e Zaevit, dhe atë tri-katër ditë para se të votohet presidenti i ardhshëm maqedonas”, ka thënë profesor Sulejman Mehazi.

Sipas tij, Zaevi në njërën anë kërkon votat e shqiptarëve për të votuar Pendarovskin e tij, në anën tjetër dënon e burgos shqiptarët në Ohër për shkak flamurit të ngritur në Kalanë e Ohrid, si është e mundur shqiptarët ndihmo e Zaevi dëno.

“Sikur në Ohër të ishte ngritur flamuri serb me siguri do ishte gëzuar Zaevi e maqedonasit e tij, problemi ka qenë pse ai shqiptar të valonte mbi Kalanë e Ohrid. Këndej kërko vota nga shqiptarët, andaj dëno e burgos shqiptarët për shkak flamurit si në kohën e ish-Jugosllavisë”, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat