Kryetari i BERZH-it për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kryetari i BERZH-it për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Më: 3 maj 2019 Në ora: 11:37
Sir Suma Chakrabarti

Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Sir Suma Chakrabarti, më 6 maj do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, në të cilën janë paraparë takime me përfaqësues qeveritar dhe të bashkësisë së afaristëve.

Suma Chakrabarti pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, zv.kryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrin e Financave Dragan Tevdovski.

Vizita e tij është në kuadër të vizitës rajonale në Ballkanin Perëndimor, e cila vjen si përgatitje për Asamblenë Vjetore të BERZH, që do të mbahet javën e ardhshme në Sarajevë.

Nga BERZH thonë se kjo është vizita e parë e Suma Chakrabarti pas ndryshimit të emrit të shtetit, hap të cilin e konsiderojnë si pozitiv për tërheqjen e investimeve në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat