Osmani për apelin e Rekës: Është për t’u përshëndetur fakti se tanimë të gjithë vinë në konceptin tonë

Maqedonia

Osmani për apelin e Rekës: Është për t’u përshëndetur fakti se tanimë të gjithë vinë në konceptin tonë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 11:52
Bujar Osmani dhe Blerim Reka

Zv/Kryeministri Bujar Osmani ka përshëndetur apelin e kandidatit për president në rrethin e parë të zgjedhjeve, Blerim Reka i cili bëri thirrje votuesve të tij që të dalin sa më masovikisht më 5 maj të votojnë që të shpëtojnë procesin integrues të vendit. Osmani të njëjtën e sheh si mbështetje e asaj që është proklamuar nga ata në rrethin e parë.

“Është për t’u përshëndetur fakti se të gjithë tashmë vinë në konceptin tonë, se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë të lëvizë para, të zgjedh president, që këtë energji pozitive që e dhamë gjatë këtyre dy vjetësh, vetëm se do t’i japë më shumë fuqi. Atë energji do ta materializojë në rezultate konkrete për shtetin, në NATO, në BE, në standard të lartë të vendeve të punës, me paga të larta dhe për jetë më të mirë të qytetarëve. Atë që ne e kemi proklamuar në rrethin e parë të zgjedhjeve, e shohim se tash edhe të tjerët tash e mbështesin, që do të thotë se ideja ka qenë e mirë”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat