Procesi zjedhor, u hap linjë telefonike falas për sulme ndaj gazetarëve

Maqedonia

Procesi zjedhor, u hap linjë telefonike falas për sulme ndaj gazetarëve

Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:08
Media

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGPM) ka hapur linjë telefonike falas për denoncim të sulmeve të gazetarëve dhe punonjësve medial gjatë procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Nga SPGPM-ja sqaruan se linja telefonike është hapur sepse, gazetarët dhe punonjësit medial shpesh ndeshen me sulme verbale dhe fizike gjatë procesit zgjedhor.

“Derisa përballeni me çfarëdo lloj kërcënimi, verbale dhe fizike, frikësime, shqetësime onlajn, dhunë gjinore, shantazhe dhe kërcënime të tjera të sigurisë gjatë kryerjes së detyrave gazetareske, paraqiteni incidentin në 0800 11 011 dhe kërkoni ndihmë dhe mbështetje”, thanë nga SPGPM-ja.

Linja telefonike është hapur në partneritet me Misionin e OSBE-së në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat