Mançevski: Kemi bërë shumë për departizimin e mediave, por ka akoma punë

Maqedonia

Mançevski: Kemi bërë shumë për departizimin e mediave, por ka akoma punë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:19
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp të dedikuar për Ditën e Mediave, tha se gjatë dy viteve të kaluar është bërë shumë në lidhje me lirinë dhe departizimin e mediave, por shtoi se nuk është e mjaftueshme dhe sa ka edhe shumë punë për reforma të plota.

“Vitin e kaluar kemi bërë mjaft për lirinë e mediave. U miratua Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, që është bazë për departizimin e mediave. Kishte kundërshtime të ashpra nga opozita, por përfundimisht gjithë politikanët i larguan duart nga mediat. I larguam dy vërejtjet nga raporti i ‘Reporterëve pa kufi’, por kjo nuk është e mjaftueshme”, tha Mançevski.

Ai shtoi se reformat e ardhshme në hapësirat mediatike janë radiodifuzeri kombëtar dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Sipas tij, rezultati nga këto reforma do të duhet të shihet në fund të këtij viti.

Ai theksoi se që nga 1 qershori i vitit 2017 e këndej, janë zgjidhur të gjitha rastet ku ka pasur sulme ndaj gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat