Komisioni për Antikorrupsion refuzon ankesat e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Komisioni për Antikorrupsion refuzon ankesat e VMRO-DPMNE-së

Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:26
Komisioni për Antikorrupsion

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme ka refuzuar pesë ankesat e dorëzuara nga sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, si parti pjesëmarrëse/organizuese e fushatës zgjedhore.

VMRO-DPMNE dorëzoi pesë ankesa për shkelje të Kodit Zgjedhor që sipas tyre janë bërë gjatë fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Ankesa e parë është kundër Ndërmarrjes komunale publike Gazi Babë 2007, tjetra kundër Kryetarit të Komunës së Gazi Babës Shkup, ndërsa ankesa e tretë kundër Kryetarit të Komunës së Shuto Orizarës.

Ankesa e katërt e parashtruar në KSHPK është kundër Kryetarit të Komunës së Kisella Vodës, ndërsa e pesta kundër Kryetarit të Bashkisë së Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat