Dorëzohet aktakuzë ndaj një shkupjani, dyshohet për tregti me armë

Maqedonia

Dorëzohet aktakuzë ndaj një shkupjani, dyshohet për tregti me armë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:40
Policia

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi aktakuzë kundër një personi i cili ngarkohet se ka kryer vepër penale “përpunim të paautorizuar, mbajtje dhe tregti me armë apo materie shpërthyese”.

Siç thonë nga Prokuroria, më 11.04.2019 gjatë bastisjes në shtëpinë në të cilën ka qëndruar personi në rrugën “Llazar Tërpkov” në Shkup, janë gjetur dy pistoleta të kalibrit 7.62 X 25 mm, si dhe një kornizë me nëntë plumba të kalibrit të njëjtë.

Në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup prokurori kompetent publik ka parashtruar edhe propozim për vazhdimin e masës së caktuar të paraburgimit për të akuzuarin, sepse ende ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezikun personi të ikë apo t’i evitojë ndjekjes penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat