OBRM-PDUKM: Mickoski është në dispozicion për të gjithë detajet e hetimit të komisionit Anti-korrupsion

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Mickoski është në dispozicion për të gjithë detajet e hetimit të komisionit Anti-korrupsion

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:35
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE përshëndetet nisma e komisionit Anti-korrupsion duke theksuar se duhet të hetohen të gjitha aspektet ku ka interes.

“Njëherit e inkurajojmë që me të njëjtin entuziazëm të hetojnë edhe pronën e kryeministrit Zoran Zaev nga nga një pronë mesatare bujqësore arriti të kushtojë disa milionë euro, siç Zaev e ndërtoi ‘Global’ për çka ishte edhe i amnistuar”, thonë nga VMRO-DPMNE duke theksuar se Zaevi u amnistuar në rastin “Ryshfeti” edhe pse shihet në video se si kërkon ryshfet.

Ata thonë se komisioni Anti-korrupsion duhet të hetojë edhe ata të pushtetit, duke kërkuar kështu lejet e shumta për hidrocentrale të zëvendëskryeministrit Angjushev dhe të hetojnë dyshimet e firmave greke të ministrit Mançevski dhe firmat për marihuanë të falmijes Zaev.

Nga VMRO-DPMNE thonë se në ditën e fundit të fushatës, Zaev keqpërdor institucionet për një marketing politik qesharak për ta mbuluar humbjen.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, është në dispozicion për të gjithë detajet lidhur me hetimet”, thuhet në fund të kumtesës së VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat