Zv/Kryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi emërohet konzul nderi i Meksikës në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Zv/Kryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi emërohet konzul nderi i Meksikës në Maqedoninë e Veriut

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:34
Enver Maliqi është emëruar për konzul nderi i Meksikës në Maqedoninë e Veriut

Zv/Kryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi edhe zyrtarisht është emëruar për konzul nderi i Meksikës në Maqedoninë e Veriut nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës. 

Funksionet konzulare të z.Maliqi janë mbrojtje të interesave të shtetasve meksikan dhe organizim të aktiviteteve të shumta me qëllim promovimit të Meksikës në fushën e tregtisë, kulturës dhe turizmit. 

"Rroli im si konzul nderi të një gjiganti ekonomik si Meksika në Maqedoni, mendoj se do të ndihmon Maqedonia të vendoset në mapën e pazareve më të mëdha. Sepse ambasada kryesore e Meksikës është me seli në Beograd dhe mbulon Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë, shpresoj se do të arrim të jemi më prezent në këtë treg të madh, dhe me këtë do ta rrisim eksportin nga Maqedonia", deklaroi Enver Maliqi, pronarë i grupacionit "Parkland Hostpitality Group".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat