Avokati i Popullit: Linjë telefonike falas për shkeljen e të drejtës së votës

Maqedonia

Avokati i Popullit: Linjë telefonike falas për shkeljen e të drejtës së votës

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:52
Avokati i Popullit

Në zyrat e Avokatit të Popullit të dielën më 5 maj, në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Ohër dhe Novo Sello, nga ora 7:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës.

Për qytetarët të hapura do të jenë shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Kumanocë, Strumicë dhe Shtip, me qëllim që të ndihmohet mbrojtja e të drejtës së votës.

Krahas zyrave, si linjë falas, qytetarët do të mund t’i mbrojnë të drejtat e tyre në numrat telefonik: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329- 996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.

Avokati i Popullit do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave të menjëhershme për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor.

Avokati i Popullit potencon se e drejta e votimit është e drejtë kushtetuese që realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për arsye të realizimit të kësaj të drejte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat