I merret imuniteti gjykatësit nga Gjykata Administrative

Maqedonia

I merret imuniteti gjykatësit nga Gjykata Administrative

Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:01
Foto ilustruese

Këshilli gjyqësor sot pasdite në seancë të mbyllur urgjente solli vendim t’i merret imuniteti një gjykatësi nga Gjykata Administrative për shkak se ndaj tij është hapur procedurë penale. Në seancë është sjellë edhe vendim me të cilën nuk i është miratuar kërkesa për përcaktimin e masës paraburgim për gjykatësin, i cili dyshohet për keqpërdorim në një lëndë për denacionalizim.

Gjykatësi i është referuar të drejtës së imunitetit gjyqësor pasi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion kërkoi nga gjykatësi në procedurë paraprake t’i caktojë masën paraburgim, informuan nga Gjykata Penale.

“Deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë ditës së djeshme është dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për një person gjykatës në Gjykatën Administrative të RMV për shkak ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 dhe me paragrafin 1. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për gjykatës i cili i është referuar të drejtës së imunitetit gjyqësor, deri te Këshilli Gjyqësor i RMV, si organ kompetent, është dorëzuar kërkesë për caktim e masës paraburgim”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Prokuror kompetent publik nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dje lëshoi urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër gjyqtarit.

Personi i dyshuar, siç thuhet në njoftim, më parë si avokat ka ndërmarrë veprime dhe i ka përfaqësuar interesat për një kërkesë për denacionalizim të dy personave, përqafuesit paraprak të të cilëve u është përcaktuar dhe paguar kompensim për tokën që ka qenë lëndë e kërkesës për denacionalizim. Ndërkohë i dyshuari është zgjedhur gjykatës i Gjykatës Administrative. Në shtator të vitit 2018 për lëndën e denacionalizimi në të cilin ka vepruar në cilësinë e avokatit, deri te Gjykata Administrative është parashtruar ankesë, ndërsa ai e ka marrë në punë.

Si kryetar i këshillit, i dyshuari ka marrë pjesë në sjelljen e aktvendimit me të cilën në kundërshtim me dispozitat e “Ligjit për ujërat”, “Ligji për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, Dojranit dhe Prespës” dhe “Ligji për Kontestet administrative”, pronë e patundshme – tokë ndërtimore e pa ndërtuar në Strugë, është kthyer në pronë private të kërkuesve, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat