Krerët e Kuvendit që ushtruan detyrën e presidentit në të kaluarën e Maqedonisë

Maqedonia

Krerët e Kuvendit që ushtruan detyrën e presidentit në të kaluarën e Maqedonisë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:17
Kuvendi i Maqedonisë

Vetëm dy ditë na ndajnë nga rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

President do të zgjidhet kandidati i cili do të fiton shumicën e votave, nëse në vendvotime dalin mbi 40 për qind e votuesve të regjistruar, përkatësisht 723.253 votues.

Pjesëmarrja në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 41.8 për qind.

Në rast se nuk arrihet censusi në rrethin e dytë, si ushtrues i detyrës president i shtetit do të jetë kryetari aktual i Kuvendit, i cili do të duhet t’i përmbushë me kapacitet të plotë të gjitha detyrimet e presidentit.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka pasur disa raste kur kreu i Kuvendit ka shërbyer si presidentit i vendit.

Pas atentatit ndaj presidentit Kiro Gligorov më 3 tetor të vitit 1995, kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Stojan Andov komfor Kushtetutës, morri detyrën e presidentit, të cilën e ushtroi prej 4 nëntorit deri më 5 tetor të po të njëjtit vit.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 1999, respektivisht më 14 nëntor, votat e qytetarëve kishin vendosur që në rrethin e dytë forcat ti masin dy kundër kandidatët, Tito Petkovski dhe Boris Trajkovski. Rrethi i dytë ishte caktuar për 5 dhjetor, ndërsa me 19 nëntor presidentit të atëhershëm Kiro Gligorov i skadonte mandati, si rezultat detyrën e presidentit të shtetit deri në emërimin e Boris Trajkovskit për president, gjegjësisht deri më 15 dhjetor e ushtroi i pari i Kuvendit, Savo Klimovski, shkruan Alsat.

Pas aksidentit tragjik të aeroplanit presidencial më 26 shkurt të vitit 2004 në Rotmilje afër Mostarit, ku si pasojë humbi jetën presidenti i atëhershëm i Maqedonisë Boris Trajklovski dhe tetë anëtarë të delegacionit, detyrën e presidentit të shtetit deri më 12 maj e ushtroi kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Ljupço Jordanovski.

Derisa kryetari i Kuvendit ushtron detyrën e presidenti të Republikës, ai merr pjesë në punën e Kuvendit pa të drejtë vote, dhe është i detyruar brenda 40 ditëve të shpallë zgjedhje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat