Në Dibër dhe Qendrën e Zhupës do të votojnë 36 persona të sëmurë

Maqedonia

Në Dibër dhe Qendrën e Zhupës do të votojnë 36 persona të sëmurë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 13:01
Ilustrim

Në komunën e Dibrës dhe Qendrën e Zhupës të drejtën e tyre të votimit sot duhet ta realizojnë 36 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm.

Sipas kryetares së Komisionit zgjedhor komunal, Elmira Bakalli, në komunën e Dibrës do të votojnë 33 persona.

“Në shtëpitë e tyre sot të drejtën e tyre të votimit duhet ta realizojnë 36 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Ai është numër identik sikur në rrethin e parë, kur të drejtën e tyre e shfrytëzuan 30 persona. Për rrethin e dytë, nuk kemi pasur të paraqitur të ri”, thotë Bakalli.

Tha se nesër në këtë komunë do të votohet në 27 vendvotime ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë 18.574 persona me të drejtë të votimit.

Në komunën Qendra e Zhupës, në shtëpitë e tyre sot duhet të votojnë tre persona të sëmurë dhe të pafuqishëm ose dy më shumë prej rrethit të parë.

Sipas kryetarit të KKZ-së Eran Zuber, nesër në këtë komunë do të votohet në 16 vendvotime ndërsa të drejtën e tyre të votimit duhet ta shfrytëzojnë 6,953 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat