Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune në Ohër dhe Novo Sello

Maqedonia

Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune në Ohër dhe Novo Sello

Më: 5 maj 2019 Në ora: 09:08
Zgjedhjet

Bashkërisht me zgjedhjet presidenciale sot mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Ohër dhe Novo Sello.

Sipas Lista Zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme lokale në Ohër të drejtë vote kanë 52.303 qytetarë ndërsa në Novo Sello është 11.356 qytetarë.

Në të dyja komunat, krahas fletëvotimit për kryetar shteti, ka edhe një fletëvotim për zgjedhjen e kryetarit të komunës, duke marrë parasysh se këshillat janë themeluar në zgjedhjet e rregullta komunale.

Në komunën e Ohrit zgjedhjet për kryetar komune janë shpallur për shkak të vdekjes së kryetarit të komunës Jovan Stojanoski, ndërsa në Novo Sello për shkak të ish kryetarit Boro Stojçev i cili dha dorëheqje pasi që ishte dënuar me burgim për kontrabandë me cigare.

Në rrethin e dytë për kryetar komune garojnë kandidati nga LSDM KOnstatin Georgievski dhe kandidati nga OBRM-PDUKM Mitre Milloshevski. Në rrethin e parë Georgieski fitoi 13.037 vota, ndërsa Milloshevski 10.614. Votues të regjistruar në Ohër janë 52.303, ndërsa në rrethin e parë kanë votuar 28.118 qytetarë, përkatësisht 53.76 për qind.

Në Novo Sello garojnë Nikolla Andonov nga LSDM dhe Nikollço Stoilkov nga OBRM-PDUKM. Andonov në rrethin e parë fitoi 2.693 vota ndërsa Stoilkov 2.753 vota. Në këtë komunë votues të regjistruar ka 11.365 ndërsa në rrethin e parë kanë votuar 5.549 qytetarë, përkatësisht 48.83 për qind.

Zgjedhje kishte kishte edhe në Dibër, por kryetari atje u zgjodh në rrethin e parë ndërsa fitues i garës për kryetarin e komunës së Dibrës ishte Hekuran Duka nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat