KShZ jep detaje për jehonën e votuesve deri në orën 10:00

Maqedonia

KShZ jep detaje për jehonën e votuesve deri në orën 10:00

Më: 5 maj 2019 Në ora: 10:48
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ)

Nëpërmjet konferencës për shtyp nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) dolën me detaje për rrjedhën e votimit në këto zgjedhje presidenciale duke thënë se deri tani nuk ka parregullsi zgjedhore.

Deri në orën 10:00 gjithsej kanë votuar 99.192 votues apo 6.31 për qind nga numri i përsëritshëm i votuesve në Listën Zgjedhore.

Komunat me më së shumti votues është komuna e Kriva Pallankës 14.91 për qind, Demir Kapisë 13.24 për qind, Kratovës 12.46 për qind dhe Berova 11.06 për qind, ndërsa me dalje më të ulët janë komuna e Vrapçishtit 1.60 për qind, Dibra 1.29 për qind, Bogovina 1.31 për qind.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 10:00 kishin votuar 6.5 për qind e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat