Siljanovska: Pres që qytetarët të dalin të votojnë

Maqedonia

Siljanovska: Pres që qytetarët të dalin të votojnë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:42
Gordana Siljanovska-Davkova

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska-Davkova sot të drejtën e votës e realizoi në shkollën “Kole Nedellkovski” në Shkup, ku dha edhe një deklaratë për gazetarët.

Siljanovska tha se pret që qytetarët të dalin masovikisht që të votojnë.

“Emri i ri tani përdoret në institucionet tona dhe un zyrtarisht do ta respektoj, por nuk do ta përdori dhe do të jap gjithçka nga vetja që në të ardhmen të tregoj se procedurat dhe marrëveshja e Prespës kanë disa probleme me ligjet tona dhe ato ndërkombëtare. Si juriste dhe si profesoreshë e së drejtës do të përdori emrin e ri, por jo personalisht”, deklaroi Siljanovska.

Kandidatja për presidente tha se kur do të flas për vendin tonë do ta përdor emrin Maqedonia.

Sot po zhvillohet rrethi i dytë për zgjedhjet presidenciale ku garojnë Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat