Dalja e votuesve për kryetar komune në komunën e Ohrit dhe komunën e Novo Sellës

Maqedonia

Dalja e votuesve për kryetar komune në komunën e Ohrit dhe komunën e Novo Sellës

Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:06
Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ)

Në Komunën e Ohrit dhe komunën e Novo Sellës sot përvec zgjedhjeve presidenciale mbahen edhe zgjedhjet për kryetar të komunës.

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni, në këto komuna dalja e qytetarëve deri ora 15:00 ka qenë afër 34%.

Në këto komuna, për zgjedhjet presidenciale dalja kanë qenë: 33,78% në Novo Sellë dhe 35.10% në Ohër.

Përndryshe, këto dy komuna mbetën pa kryetarë komune të zgjedhur në vitin 2017, pasi ish kryetari i komunës së Ohrit ndërroi jetë, kurse, ish kryetari i Novo Sellës u arrestua për kontrabandë të cigareve dhe i njejti dha dorëheqje morale.

Komuna e Dibrës gjithashtu ishte pa kryetar komune deri para dy jave ku dibranët zgjodhën Hekuran Dukën si kryetar për dy vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat