Zv.kryeministri Lika: Ata ranë, për të mos vdekur kurrë!

Maqedonia

Zv.kryeministri Lika: Ata ranë, për të mos vdekur kurrë!

Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:48
Dita e dëshmorëve

Për nder të të rënëve për liri, të cilët na lanë ideale atdhetare dhe parime sakrifice, sot në Ditën e dëshmorëve, në kuadër të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, realizuam homazhe në varrezat dhe pranë pllakave përkujtimore në Rakovec, Novo Sellë, Reçicën e madhe, Reçicën e vogël, Sellcë, Llacë, Xhepçisht, Poroj, Drenovec dhe Kompleksin memorial pranë Teqesë në Tetovë.

"Gjurmët e gjakut të tyre do na mbajnë përjetësisht të përkushtuar në vazhdimin e rrugës për të cilën ata u flijuan dhe me guxim do rikrijojmë vlera të tjera kombëtare. Bashkëndjejmë me familjet e dëshmorëve! Ata ranë, për të mos vdekur kurrë! Lavdi!", kështu ka shkruar zv.kryeministri Hazbi Lika me rastin e homazheve tek varret e dëshmorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat