Stoilkovski: Pushteti keqpërdor policinë

Maqedonia

Stoilkovski: Pushteti keqpërdor policinë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:38
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski ka akuzuar pushtetin se ka keqpërdor policinë gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor.

“Në Çishinov Obleshev pa asnjë shkas janë arrestuar dy vëzhgues të VMRO-DPMNE-së dhe atë një kryetar Komitetit komunal dhe një ish-kandidat për deputet të kësaj partie. Ky është një presion klasik politik dhe frikësim e cila do të paraqitet edhe deri tek faktori ndërkombëtar”, deklaroi Stoilkovski.

Ai tha se në shumë vendvotime në vend arrijnë informacione për blerje të votës dhe transportim të votuesve.

Stoilkovski i bëri thirrje MPB-së që të ndërmerr veprime të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat